Transmetuar më 17-05-2014, 17:40

Tiranë, 17 maj 2014, NOA.al- Një mjek popullor i akuzuar se ka mashtruar më shumë se 116 persona ka përfunduar sot në prangat e policisë. Avni Lipe, 52 vjeç u arrestua pak minuta më parë nga specialistët e antikrimit ekonomik-financiar pranë banesës së tij në zonën e “Oxhakut” në Tiranë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Lipe dyshohet se mashtronte personat e sëmurë kryesisht nga tumoret, lëkura, zemra e të tjerë se do t’i shëronte me katër seanca të cilat kushtonin 4 milionë lekë te vjetra.

Ka qenë një grua e cila pasi ka përfunduar katër seancat tek mjeku alternativ si dhe ka paguar shumën e përcaktuar prej tij, ka vazhduar të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo ka përfunduar në spitalin “Nënë Tereza” dhe më pas denoncoi në polici mjekun popullor. Ajo i tha policisë se Lipe i kishte marrë 4 milionë lekë të vjetra me pretendimin se do ta shëronte por gjëndja e saj ishte përkeqësuar.

Policia pas hetimeve kreu arrestimin e 52-vjeçarit ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë mashtruar prej të vetëquajturit mjek popull të kryejnë denoncim praën Policisë së Tiranës. Aktualisht janë identifikuar 116 persona të mashtruar prej të arrestuarit.k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit