
Tiranë, 17 maj 2014, NOA-al- Një 45-vjeçar është shpallur dje në kërkim nga policia pas denoncimit të kryer nga vajza e tij adoleshente. Iliaz A., 45 vjeç banues në fshatin Zallherr, Tiranë akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij Xh.A., 17 vjeçe.
Burime nga policia thanë se shkak është bërë një konflikt mes babë e bijë për vonësen e kthimit në shtëpi të vajzës.
E reja ka deklaruar para oficerëve të policisë kriminale se është përpjekur të zbusë babain e saj duke u justifikuar për vonesën por ai e ka rrahur atë ndërsa e ka kërcënuar se do ta mbyllë në shtëpi.
Për të shpëtuar nga dhuna e babait, 17-vjeçarja kreu denoncim në polici.
Kjo e fundit ka nisur procedimin penal ndaj 45-vjeçarit për veprën penale të “Dhunës në familje” si dhe kërkimet për kapjen e tij. k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





