Transmetuar më 17-05-2014, 17:08

Këngëtari portorikan 42 vjeçar, Ricky Martin në një intervistë ka deklaruar se pas 4 vitesh që ai pranoi orientimin e tij seksual do të dëshironte që të vinte sërish ai moment.

Pas shumë spekulimeve lidhur me seksualitetin e tij Ricky Martin vendosi të bëjë "coming out" në vitin 2010 dhe pranoi homoseksualitetin e tij.

Në një intervistë për Kiss FM’s ai thotë: "Ndjehesh shume mirë kur e bën këtë gjë. Do dëshiroja të bëjë sërish "coming out" sepse ai moment ishte i mrekullueshëm. Dhe kur bën këtë gjë ti arrin të mposhtësh një nga frikërat më të mëdha që ke patur gjithmonë".

"Suporti që pata nga mediat, nga fansat dhe familja ime ishin të jashtëzakonshme dhe fatkeqësisht është shoqëria që na shtyn ne të besojmë se ndjenjat tona janë jo mira", thotë Ricky Martin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit