
Mbase ju duket se ju nevojitet në jetë e tërë që t’ju rriten flokët, mirëpo ekzistojnë truket me të cilat në mënyrë natyrore mund të shpejtoni rritjen e tyre.
Flokët rriten maksimumi 1 centimetër në muaj, por rritja e tyre mund të stimulohet, megjithëse brenda disa limiteve.
1. Për t’i rritur flokët në mënyrë natyrale, duhet të kurohen, duke evituar lyerjen e shpeshtë të tyre, piastrën dhe trajtime të tjera për flokët.
2. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe në zgjedhjen e shamponit dhe balsamit për flokët, si dhe duhen prerë majat e dyfishta të flokëve, në mënyrë që të mos dëmtohet pjesa e shëndetshme e tyre.
3. Shmangni ndryshimet ekstreme të bojës së flokut, pasi është një shkatërrim i garantuar si dhe nxehtësitë e tepërta gjatë krehjes apo modelimit të tyre.
4. Për stimulimin e rritjes së tyre këshillohet që një herë në dy javë t’i shpëlani me ujin e rozmarinës, pasi kjo e fundit të jetë zierë në të.
5. Rrënja e flokut ka nevojë që një herë në javë të masazhohet me delikatesë para larjes, pasi kështu stimulohet rritja e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





