
Këngëtari shqiptar, Ermal Mamaqi, ka dashur të “urojë” të gjithë personat gay, përfshirë dhe kolegët e tij, të cilët kanë pedaluar në kuadër të ditës kundër Homofobisë.
“Dua të uroj të gjithë kolegët e m’i GAY dhe tu them që unë dhe Pastori i kishës time, jemi kundra martesave GAY. Ktheni sytë nga Zoti dhe mundohuni të ndryshoni sa nuk është vonë… Mos i mbani sytë nga vetja”, ka shkruar Mamaqi në rrjetin social Facebook.
Kjo ka qenë diçitura e fotos së postuar nga ai, të cilën ju mund ta gjeni më poshtë. Ndërkohë që komentet kanë nisur sa hap e mbyll sytë, nuk kanë munguar as reagimet e kolegëve të tij.
Bledi Strakosha, duke nxjerrë të errësuar foton dhe postimin e Mamaqit shkruan: “Zhgënjyes disa figura publike si Ermal Mamaqi, etj. Shumë turp për mentalitetin që kanë”. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





