Transmetuar më 17-05-2014, 15:04

Ballsh, 17 maj 2014, NOA.al- Një 19 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Ballshit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizar. Mësohet se 19 vjeçari Golik Meta ka marrë plagë të rënda në kraharor.
Ai është dërguar me shpejtësi për në spital. Deri në këto momente nuk dihen motivet e ngjarjes. Policia është duke hetuar për të zbuluar shkaqet dhe për të vënë në pranga autorin. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





