
Nëse mendoni se për të joshur dikë, apo për ta bërë atë për vete ju duhet një kohë e gjatë, veprime të shumta, gjeste, detaje, përpjekje etj, ju themi se e keni gabim. Në fakt mjaftojnë vetëm disa minuta për “ta hedhur në xhep” një person.
Ky është rezultati i një studimi të kohëve të fundit, në të cilin kanë marrë pjesë 2 mijë persona. Të anketuarit kanë ndarë përvojat e takimit të tyre të parë me personin që kanë në krah, si janë njohur dhe çfarë u ka bërë përshtypje më tepër.
Në përfundim rezultoi se në 64% të tyre përshtypja dhe tërheqja e parë ishte arritur nga buzëqeshja e partnerit ose partneres, 58 % nga shikimi dhe 25 % nga toni i zërit.
Edhe pse mund të mendoni shpesh që aroma e trupit mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm dhe vendimtar në tërheqjen fizike dhe joshjen e momentit të parë, e keni gabim. Në përfundim të studimit, plot 605 të të anketuarve janë shprehur se ka qenë pikërisht aroma e trupit ajo që i ka stepur ose larguar, pavarësisht nëse ajo ka qenë e mirë apo e keqe. Era e rëndë e gojës ka qenë në 53% të rasteve arsyeja kryesore e largimit nga partneri, apo personi të cilin donin ta joshnin.
Sipas këtij studimi për të krijuar përshtypjet e para nisur nga këto elementë, të anketuarve u është dashur mesatarisht 12 minuta. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





