
Korçë, 17 maj 2014, NOA.al- Policia e Korçës, në kuadër të operacionit “Radaneci” ka sekuestruar 41 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar si cannabis sativa.
Në pranga kanë rënë Edison Çërrava, 24 vjeç dhe Emiljano Zavalani, 30 vjeç, të dy banues në lagjen 17 në Korçë.
Nga policia bëhet e ditur se dy të sipërpërmendurit u kapën në flagrancë në banesat e tyre në lagjen 17, pasi ishte siguruar informacion se në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitet kriminal në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 15 fishekë të llojeve të ndryshme, një armë zjarri e një pistoletë.
Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në bashkëpunim. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





