Transmetuar më 16-05-2014, 22:06

Shkaku i parë i vdekjes në botë, por i heshtur. Hipertensioni. 17 maji është dita botërore kundër kësaj sëmundje, e njohur ndërkombëtarisht si World Hypertension League.

Patologjia, sipas të dhënave të Organizatës Botërire të Shëndetësisë, prek një person në tre, dhe kjo sëmundje është përgjegjëse për 14% të vdekshmërisë në botë dhe rreth 7% të paaftësisë në nivel botëror.

Ekspertët paralajmërojnë kontrollet e vazhdueshme dhe mjekimin në kohë për të parandaluar avancimin e sëmundjes dhe nënshtrimin e terapive efikase.

Nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm një person në katër ndjek një kurë efikase për hipertensionin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit