Transmetuar më 16-05-2014, 20:31

Bavari/Gjermani, 16 maj 2014, NOA.al- Policia e Bavarisë në Gjermani ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 5.6 tonë lëndë narkotike, e cila dyshohet se vjen nga Shqipëria.

Sipas mendiave gjermane bëhet e ditur se lënda narkotike e tipit marijuanë është gjetur e fshehur në një kamion të ngarkuar me blloqe graniti. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në shtetin gjerman gjatë viteve të fundit, e cila, po të dilte në treg do të kapte shumën e 50 milionë eurove.

Mediat raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion tregun gjerman, holandez dhe atë italian. Deri në këto momente janë arrestuar 8 persona, të cilët dyshohet të jenë trafikantët e lëndës narkotike. Në krye të rrjetit mendohet të jenë dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit