
Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 17 maj 2014, që Noa.al sjell për ju. Tregohuni më spontanë dhe origjinalë gjatë kësaj dite. Do të jetë ditë produktive për disa aktivitete fizike. Surpriza dhe evente të papritura mund të ndodhin gjatë kësaj dite, kështu që shijojeni.
Dashi
Yjet do t’ju japin mjaft humor pozitiv gjatë kësaj dite. Dita do të jetë shumë me fat nëse bëni diçka kreative dhe njëkohësisht do të pregatiteni për një udhëtim të shkurtër për fundjavën. Në jetën personale do të rrethoheni nga mundësi shumë të bukura.
Demi
Do të nervozoheni lehtësisht gjatë kësaj dite dhe do ta keni shumë të vështirë për të qetësuar veten. Do të keni probleme me shëndetin ndaj merrni masa paraprake. Do të doni të jeni në qendër të vëmendjes në punë dhe në shtëpi, por nuk do të arrini të veproni në mënyrën e duhur.
Binjakët
Çdo gjë do të jetë shumë e thjeshtë për tu arritur nga ju gjatë kësaj dite. Do të realizoni një udhëtim që e keni planifikuar më herët. Kënaqësitë që do të merrni nga të tjerët do të jenë të pamasa. Do të keni dëshirë të komunikoni me persona të rinj dhe të bëni aventura të çmendura.
Gaforrja
Nëse keni në plan të largoheni nga shtëpia, atëherë bëni mirë të merrni me vete disa para ekstra. Do të keni dëshirë për të blerë disa gjëra të reja dhe për të mos i lënë të tjerët të paguajnë. Do të keni një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe nuk do të doni në asnjë moment t’i bëni të tjerët të ndihen keq.
Luani
Do të ndiheni i dyjëzuar në ndjenjat tuaja dhe nuk do të dini se çfarë drejtimi të merrni. Mund të keni disa konflikte me menaxhimin në punë apo me eprorët. Mos veproni gjithmonë sipas kokës tuaj. Kontrolloni nervat nëse doni të lini përshtypje të mira tek të tjerët.
Virgjëresha
Dita e sotme premton përgjegjësi, shpërthim emocionesh dhe reagime të tepërta. Nuk do t’i rezistoni dot në personi i cili është prej kohësh pjesë e jetës suaj. Do të kaloni orët e pasdites me të dhe do të argëtoheni pafund. Ana shëndetësore do të përmirësohet. Tashmë ju nuk do të keni asnjë gjë për tu shqetësuar.
Peshorja
Do të ndieni pranë vetes shumë persona, miq, të afërm dhe familjarë. Do të jetë një ditë harmonike në gjirin e familjes dhe gjithë stresi i ditëve të kaluara sot ë zhduket si me magji. Nëse jeni një person publik do t’ju pëlqejnë sfidat dhe udhëtimet.
Akrepi
Do të keni mjaft probleme gjatë kësaj dite, të cilat do t’ju duken thuasje të pamundura për t’u zgjidhur. Skandalet dhe zëri i lartë do të shoqërojë gjithë ditën tuaj. Nëse nuk qetësoni veten dhe nuk hapni rrugë, do të përfshiheni në situata të pazgjidhshme. Bëni kujdes.
Shigjetari
Do të jeni të mbushur me optimizëm dhe të gatshëm për të zgjidhur problemet e gjithkujt. Shumë prej jush kanë persona pranë vetes, të cilët janë të gatshëm t’ju ndihmojnë dhe t’ju suportojnë moralisht dhe financiarisht. Duhet të nisni të vlerësoni miqtë dhe të ndiheni me fat që i keni në jetën tuaj.
Bricjapi
Para se të vendosni veten tuaj në vështirësi, mendoni nëse vërtet ia vlen të rrezikoni aq shumë. Nëse vlerësoni aftësitë tuaja intelektuale dhe doni të fitoni lekë, duhet të qëndroni larg disa iniciativave të pasigurta. Rrethanat mund të mos ju favorizojnë, ndaj tregohuni më të mprehtë.
Ujori
Do të irritoheni dhe acaroheni lehtësisht në disa situata. Mbani veten nën kontroll pasi shëndeti nuk jua lejon një dalje jashtë kontrollit. Gjithçka do të jetë në dëmin tuaj. Bëni kujdes me xhelozinë e tepruar dhe shfaqjen e emocioneve.
Peshqit
Rutina do të ndikohet nga dosa probleme gjatë kësaj dite. Duhet të merrni masa të menjëhershme për tu kujdesur për shëndetin deh financat. Ekonomia juaj do të ketë probleme nëse ecni me këto ritme. Do te debatoni për një çështje që keni kohë që doni ta diskutoni, por nuk do të dilni të fituar./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





