Transmetuar më 16-05-2014, 14:18

Laç, 16 maj 2014, NOA.al- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Laçit, në shënjestër të të cilit ka qenë një bizmesmen.

Gëzim Mehmeti 55 vjeç, është qëlluar me breshëri plumbash automatiku, plumba të cilat e kanë prekur në të dy këmbët.

I dëmtuari është qëlluar nga dy të rinj me armë zjarri të cilët lëviznin me një makinë, me të cilën më pas janë larguar me shpejtësi.

Autorët e ngjarjes kanë bnraktisur makinën më tej duke i vënë flakën, ndërsa janë larguar në këmbë.

Mësohet se i dëmtuari është pronar i një pike skrapi në Mamurras, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në kryeqytet në gjendje të rëndë. Nga ana e policisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit