
Tiranë, 16 maj 2014, NOA.al- Ministri i Brendshëm, Saimir Thairi, në një aktivitet të mbajtur lidhur me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, deklaroi se duhet të mbyllen çështjet e mbetura pezull.
Ai shprehu vendosmërinë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, duke cilësuar si domosdoshmëri pastrimin e agjencive ligjzbatuese.
“Sepse pastrimi i këtyre nga abuzuesit me detyrën dhe të korruptuarit, nga ata që bëjnë detyrën ndaj politikës dhe krimit, më së pari e jo ndaj ligjit dhe drejtësisë, qoftë në polici, apo ku ka në prokurori dhe në gjykatë, është jo vetëm detyrim yni ligjor, por garanci për standard të lartë në luftën kundër krimint të organizuar dhe korrupsionit elitar”, tha Tahiri.
Ministri bëri me dije se në kuadër të bashkëpunimit Polici- Prokurori, është rënë dakord për ngritjen e një grupi pune të nivelit të lartë me qëllim identifikimin dhe përshtatjen e metodologjisë për hetime proaktive, me synim përmirësimin e rezultateve të dy institucioneve.
Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaroi se lufta kundër korrupsionit është prioritet, ndërsa cilësoi si sfidë të përbashkët luftën me krimin, për të cilën tha se nuk është e lehtë, por e përballueshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





