Transmetuar më 16-05-2014, 11:19

Tiranë, 16 maj 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama ka komentuar prezantimin e projektit për reformën administrative territoriale.

“Prezantohet në Kuvend projekti i reformës administrative territoriale. Hap i ri drejt një reformimi radikal të vendit”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi bëri me dije gjatë prezantimit të pesë varianteve, se për variantet e ndarjes territoriale ka punuar një grup pune me 20 ekspertë.

Në vijim ai tha se konsultimet kanë qenë intensive, me ambasadorë, shoqërinë civile dhe me grupet e punës në qarqe të cilët kryesohen nga prefektët.

Lidhur me kriteret se si do të bëhet ndarja territoriale, ministri Çuci deklaroi se “Kriteret që u miratuan nga komisioni lidhen me zonat funksionale, pra që të krijohen njësi që të jenë zona funksionale, ku të ketë hapësirë dhe ndërveprime. Zona funksionale do jetë e përqendruar në një zonë urbane, dhe me një numër të madh popullsie, dhe të ofrojë shërbime publike”.

Ai tha se një do të merret parasysh edhe distanca nga territori.

Varianti i parë për reformën territoriale, parashikon ndarjen e hartës në 30 njësi qeverisje vendore. Varianti i dytë parashikon ndarjen e hartës territoriale në 39 njësi qeverisje vendore.

Varianti i tretë përcakton ndarjen e hartës territoriale në 47 njësi të qeverisjes vendore, ndërsa varianti i katërt në 57 njësi të qeverisjes vendore.

Varianti i fundit, përcakton ndarjen e hartës territoriale në 63 njësi të qeverisjes vendore.

Në fjalën e tij kryetari i komisionit për reformën territoriale, Bashkim Fino, deklaroi se opozita është e ftuar të paraqesë propozimet e veta dhe të japë pëlqimin për varianrin që mendon se është më i miri.

Fino tha se harta përfundimtare do të miratohet javën e ardhshme, kur do të vendoset edhe për variantin më të realizueshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit