Transmetuar më 16-05-2014, 11:07

Durrës, 16 maj 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Durrësit bëri të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë ndalimi i Hashim Bashës 24 vjeç, me banim në fshatin Budull, të komunës Bubq në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos në Itali, në maj të vitit 2008 e ka dënuar Bashën me 11 vjet e 7 muaj burgim per veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Mësohet se arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj, ku pritet të vuajë dënimin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





