
Dietologia italiane Debora Conti, ideatore e metodës “Giusto Peso Per Sempre” (Pesha e duhur përgjithmonë) thotë se mund të humbet peshë pa shumë sakrifica ushqimore.
Conti jep disa këshilla, ku në mesin e tyre specifikon se nuk duhet vazhduar të hahet nëse jeni ngopur, provojeni ëmbëlsirën por lëreni për më vonë.
Ajo rendit shtatë këshilla praktike se si të humbni peshë pa mbajtur dietë:
-Reduktoni porcionet dhe hani gjithçka që iu pëlqen
-Dëgjo sinjalet e trupit tënd, para së gjithash ndjesinë e ngopjes. Nëse stomaku thotë se është i ngopur, mos vazhdoni të hani vetëm se ushqimi është i mrië.
-Mos e përdorni ushqimin si ngushëllim emocional. Shikojeni ashtu siç është, një burim i domosdoshëm për ekuilibrin e organizmit, por jo si ngushëllim apo si çmim nëse diçka shkon mirë.
-Lini diçka në pjatë. Nuk bëhet fjalë për të hedhur ushqimin, me synimin kryesor për ta bërë diçka të tillë, por për të respektuar ndjesinë e ngopjes. Kur të bëni këtë gjë do të arrini të llogarisni porcionin e duhur.
-Ndalojeni pirunin pas 2-3 kafshatash, ndihmon për të ngadalësuar ritmin dhe për ti përcjellë trurit ndjesinë e ngopjes.
-Nëse nuk arrin të kuptosh nëse je ngopur apo jo, lëre ushqimin mënjanë. Nëse pas gjysëm ore do të kesh uri, mund të hash padiskutim për të mbajtur energjinë në mënyrë konstante.
-Fillo të mendosh si i dobët. Mendo ashtu siç do të doje që të ishe për të ndryshuar mënyrën e ushqyerjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





