
Arritja e harmonisë perfekte në çift është prej kohësh synimi i shumë çifteve të lidhur apo të martuar qofshin. Me sa duket për të arritur drejt kësaj lumturie mjafton të niset me disa gjëra praktike, si për shembull ndarja e punëve shtëpiake.
Një studim amerikan i zhvilluar nga Universiteti i Illinois mbi 220 çifte, zbuloi se si femrat janë shumë më të lumtura kur i ndajnë punët e shtëpisë me partnerin e tyre.
Ndërsa kur partneri nuk angazhohet në punët e shtëpisë, lumturia e femrës bie në mënyrë të ndjeshme.
Sipas drejtuesit të studimit Brian Ogolsky bëhet e ditur se është e rëndësishme që të vendosen disa rregulla qysh në fillim të martesës, “Dy vitet e para të martesës janë thelbësore për të ndarë punët e shtëpisë, sepse në ato momente nis të marrë formë jeta, sidomos nëse partnerët vendosin të bëhen me fëmijë”.
Ogolsky konfirmon se lumturia e një gruaje është e lidhur ngushtësisht me punët e shtëpisë, sepse shumë shpesh femrat janë të detyruara që të heqin dorë nga interesat e tyre për t’iu dedikuar shtëpisë, përveçse për kujdesin e fëmijëve, ku vetëm për pastrimin duhen më shumë se 6 orë në javë, orë të cilat reduktohen nëse bashkëpunon edhe bashkëshorti.
Gjëja më e mirë që mund të bëni për të futur partnerin në “shina”, është që ti kërkoni fillimisht të rrgullojë gjërat e veta dhe më tej hap pas hapi përfshiheni edhe në punët e tjera./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





