Transmetuar më 15-05-2014, 20:40

Fotografja Anastasia Pottinger ka publikuar një seri imazhesh të quajtura Centenarians, të cilat tregojnë se si do të duket trupi i një njeriu në moshën 100 vjeçare.

Edhe pse për disa mund të jete një fat i madh arritja e kësaj moshe ajo së cilës nuk do të mund t’i shmangemi dot asnjëherë janë rrudhat e tepërta, të cilat do të shfaqen në të gjithë trupin dhe organet tona.

Pamjet, të cilat ju do të keni mundësinë t’i shikoni më poshtë janë fotografuar në trupat e njerëzve, femrave dhe meshkujve të kësaj moshe. Ka qen2ë një punë e vështirë t’i bindje ata të zhvisheshin tërësisht dhe të fotografoheshin, por Pottinger më në fund ia ka arritur.

Janë foto bardh e zi, në të cilat duken qartaz rrudhat e thella dhe lëkura e varur. Ato i bëjnë trupat e tyre që të bëhen gati të pa njohur, por 100 vjeçarët vazhdojnë të duken bukur në një mënyrë emocionale. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit