Transmetuar më 15-05-2014, 19:42

Ky është horoskopi për ditën e premte, 16 maj 2014, që Noa.al sjell për ju. Pjesa e parë e kësaj dite do të jetë e favorshme në aspektin emocional. Shprehni ndjenjat tuaja dhe do ta shikoni që edhe të tjerët do të ndihen të gatshëm për t’ju dëgjuar dhe pranuar. Në pjesën e dytë të ditës bëni mirë të qetësoni veten dhe të qartësoni idetë tuaja.

Dashi

Do të ndiheni energjikë dhe të frymëzuar gjatë kësaj dite. Interesa të reja romantike dhe një tërheqje e mundshme fizike ndaj dikujt pritet gjatë orëve të para të ditës. Fëmijët ose aktiviteti artistik mund t’ju sjellin shumë  gëzim.

Demi

Do të keni disa mosmarrëveshje me partnerin. Ato mund të lindin nga problemet ekonomike apo mospërballimi i përgjegjësive. Njhë tërheqje e vogël nga dikush pritet gjatë kësaj kohe. Fatmirësisht mund të shmangni skandalet duke u kujdesur në detaje për jetën tuaj.

Binjakët

Do të kaloni një kohë të qetë dhe mjaft pozitive gjatë kësaj dite. Mund t’i keni vënë re ndryshimet prej disa kohësh. Gjërat do të ndryshojnë për mirë për ju. Vazhdoni të tregoni inteligjencën, stilin bukurinë dhe sharmin tuaj.

Gaforrja

Është koha të nisni të bëni disa dhurata, aksesorë për pushimet dhe gjëra që ju bëjnë të ndiheni të rigjeneruar. Bëni kujdes në planin profesional pasi mund të pësoni një disfatë.

Luani

Duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj njerëzve që ju rrethojnë, në mënyrë që të shkëlqeni në aspektin profesional. Rutina e përditshme mund të krijojë një gjendje depresioni dhe ankthi në jetën tuaj. Bëni mirë të realizoni ndonjë udhëtim të shkurtër. Shijoni një darkë në praninë e të afërmve, në mënyrë që të largoni stresin.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti që ju të shijoni detyrat tuaja në lidhje me profesionin. Shumë gjëra do të varen prej jush. Do të merrni një surprizë të këndshme nga një i afërm i cili do t’ju japë pozitivitet dhe energji për të vazhduar impenjimet tuaja.

Peshorja

Ju jeni shenja më me fat për ditën e sotme. Do të keni ngritje në detyrë dhe eleganca juaj do të bëjë të bini lehtësisht në sy të eprorëve. Do të kaloni një kohë disi të mërzitshme për shkak të një takimi pune, por që gjithsesi do të jetë në favorin tuaj.

Akrepi

Do ta keni të vështirë të tregoni veten tuaj dhe aftësitë në disa fusha. Popullariteti nuk do të jetë pika juaj e fortë. Do të bëni shpesh sikur nuk i shikoni disa gjëra dhe do t’i shmangeni përgjegjësve.

Shigjetari

Do të arrini mjaft sukses në sferën e parketimit, edukimit, politikave, bamirësisë etj. Do të jetë momenti i duhur për shfaqjet në publik dhe performancat tuaja. Vazhdoni kështu sepse e keni suksesin të garantuar.

Bricjapi

Duhet t’i jepni përparësi aktiviteteve krijuese, në krahasim me çdo aktivitet tjetër që ju jeni mësuar të bëni rregullisht. Ndryshoni mënyrën tuaj të të jetuarit dhe të shijuarit të gjërave. Shumë shpejt mund të merrni një surprizë të papritur nga një person i afërt.

Ujori

Do të jetë një ditë shumë e mirë për tu takuar me njerëz,për të luajtur apo edhe për të dalë me persona të rinj. Mund të merrni ndonjë dhuratë apo komplimente të shumta. Mos u tregoni të ndrojtur në aspektin sentimental. Shfaqni ndjenjat tuaja.

Peshqit

Dot jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite. Mos shikoni vetëm anët negative të gjërave. Vështirësitë janë pjesë e jetës dhe do të kalojnë me kohën. Shijojeni këtë ditë. Këshillohet që në mbrëmje të dilni të argëtoheni me miqtë tuaj apo të hani një darkë romantike. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit