
Luis Suarez mund të mos jetë një transferim i thjeshtë i kësaj merkatoje verore, por çmenduria e radhës për Realin e Madridit, citon Supersport.
Interesimi i gjigantëve spanjollë nuk përbën më një sekret, pasi për uruguajanin thuren plane prej kohësh, e tani duket gjithnjë e më e afërt dita që ai t’i bashkohet ofensivës madrilene.
Nga Anglia është e përditshmja “Mirror” që dekonspiron strategjinë e Realit. Bëhet fjalë për plot 85 milionë Euro që do të shkojnë në arkën e Liverpoolit, plus kartoni i Karim Benzema që mund të përfshihet në këtë super operacion.
Në fakt, plani për sulmuesin francez është shitja te Arsenal,i dhe këto të ardhura do të shkojnë direkt për financimin e mbërritjes së Luis Suarez në Bernabeu.
Sipas “Mirror”, bomberi uruguajan, i njohur më shumë për bëmat me kafshime sesa për golat, është një prej dëshirave kryesore të Ancelottit për sezonin e ardhshëm.
Strategu italian i Los Blancos e kërkon me insistim, ndonëse presidenti Perez personalisht ka shfaqur interes për argjentinasin Kun Aguero të Manchester City.
Te Liverpooli besojnë se kanë shanse për mos ta humbur yllin e tyre, Luis Suarez, i cili edhe njëherë tentoi të qetësojë të paktën për momentin situatën, duke thënë se zërat për largimin nga Anfield janë vetëm spekulime.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





