Transmetuar më 15-05-2014, 19:17

Siguri absolute, qetësi dhe komoditet, për t’i bërë të mundur Cristiano Ronaldos që të paraqitet në mënyrën më të mirë në Botëror, citon Supersport.

Federata Portugeze po kujdeset për çdo detaj, e vendosur ta blindojë yllin e saj në një lloj kulle të xhamtë super luksoze.

Përveçse ka garantuar 6 bodyguardë për sigurinë e Ronaldos, të cilët do t’i shtohen shërbimit të vënë në dispozicion për gjithë delegacionin në tokën braziliane, Federata Portugeze ka menduar që ta bëjë transfertën e gjatë sa më të këndshme që të jetë e mundur.

Vendgrumbullimi luksoz i Campinas ku do të akomodohet Portugalia gjatë Botërorit, ofron shumë më tepër se jastëkët e aromatizuar.

Delegacioni Portugez, që ka prenotuar të 116 dhomat e resortit për të jetuar në qetësinë maksiale, do të qëndrojë në suita luksoze ku anëtarët e stafit dhe lojtarët do të shijojnë komoditete të personalizuara.

Për Ronaldon për shembull, do të ketë dhe një pasqyrë me ngrohje që nuk vishet me avull, në mënyrë që ylli luziatan të mund të rregullojë flokët në çdo moment dhe pa humbje të panevojshme kohe.

“Jemi vërtet të nderuar që presim lojtarin më të mirë të botës”, deklaroi Armindo Dias, presidenti i shoqërisë që ka në pronësi resportin, i cili më pas shtoi ndoshta me pak sarkazëm: “Kemi ndjesinë se është një njeri i thjeshtë, pa shumë pretendime”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit