Transmetuar më 15-05-2014, 18:36

81 vjeçari Daniel Green, nga Britania e Madhe është personi i cili ka të rrahurat e zemrës më të ngadalta nga çdo person tjetër në botë. Ai është pensionist dhe sipas mjekëve mendohet që rrahjet e zemrës së tij të jenë më të ngadalta edhe se ato të një elefanti.

Kjo është një anomali në trupin e 81 vjeçarit, e cila e ka shoqëruar që prej lindjes së tij. Mjekët janë shprehur se deri në këtë ditë, nuk është paraqitur asnjë rrezik sa i takon shëndetit Green.

Daniel Green ka 26 rrahje në një minutë. Këto rrahje janë edhe më të pakta se ato të Sir Bradle Wiggins dhe Mo Farah, që kanë pasur nga 35 rrahje në minutë respektivisht 33.

Green ka një gjendje shumë të mirë shëndetësore për shkak të ushtrimeve të përditshme që nga viti 1976 kur ka pasur një operacion. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit