
A jeni ndjerë shpesh të përgjumur në takimet e bezdisshme të punës, në shkollë apo në ambiente të ndryshme, ku të qenurit zgjuar dhe i vëmendshëm është shumë e rëndësishme?
Nëse po, ju bëjmë të ditur se së shpejti do të krijohen një palë syze që do t’ju ndihmojnë të parashikoni kur ju jeni gati të dremitni, në mënyrë që të mos humbisni punën (ose jetën tuaj). Kjo pajisje, e quajtur Meme, do të dalë në Japoni në vitin 2015 dhe do të kushtojë 685 dollarë.
Këto syze do të monitorojnë statistikat e aktivitetit fizik si për shembull, numri i kalorive të djegura, numri i hapave dhe miljeve që përdoruesi ka ecur, si dhe do të ndihmojë në reduktimin e peshës. Syzet Meme do të vijnë në forma dhe përmasa të ndryshme, duke filluar nga dizajni tradicional i syzeve, si dhe në variantin e syzeve të diellit. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





