Transmetuar më 15-05-2014, 16:31

Krujë, 15 maj 2014, NOA.al- Policia e Krujës ka arrestuar në 24 vjeçarin shqiptar, në kërkim kombëtar, Hashim Abdyl Basha.

24 vjeçari është arrestuar në banesën e tij. Ai është dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali me 11 vite e 7 muaj burg, për veprën penale vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

Basha, i lindur në Kukës dhe banues në Budullë të Krujës, është prangosur gjatë kësaj dite dhe ndaj tij pritet të ekzekutohet vendimi me burg i Gjykatës italiane./k.k/a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit