
Një peshkatar në Oklahoma, Shtete e Bashkuara të Amerikës, ka qenë duke peshkuar si gjithmonë në liqenin Eufala dhe ka kapur me rrjetën e tij një kafshë të paparë më parë. Ka qenë me të vërtetë një surprizë, jo vetëm për të, por edhe për banorët e zonës ajo që Dave Harrell ka mundur të nxjerrë nga liqeni.
Ai ka kapur një kafshë të madhe, gjigante, përmasat e së cilës janë të përafërta me ato të breshkave të ujit, por që nuk është një breshkë. Ajo duket si shartim mes një aligatori dhe breshkave të ujit.
Harrell e futi breshkën-aligator në varkën e tij, dhe pasi mundi ta neutralizonte, në mënyrë që kafsha të mos e sulmonte, arriti të bënte një foto me të, të cilën e gjeni edhe më poshtë.
Fotoja u dërgua në Oklahoma Department of Wildlife Conservation, e cila u postua në Facebook, ku tërhoqi shumë vëmendjen. Të tilla kafshë nuk janë parë më parë në këtë zonë, e as në mitologji apo histori nuk flitet për ekzistencën e tyre. Tashmë shkencëtarët janë duke u marrë me ekzaminimin e gjallesës për të kuptuar llojin e saj si dhe origjinën e krijimit. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





