
Shkodër, 15 maj 2014, Një 24-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Altin Koçeku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga 17 vjeçari Alban Lulashi.
24-vjeçari është dërguar në spitalin e Shkodrës, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në sallën e operacionit.
Sipas burimeve nga policia e Shkodrës bëhet e ditur se viktima ka qenë brenda në makinën e tij në momentin që është goditur nga 17 vjeçari, ndërsa ky i fundit, jashtë lokalit.
Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen:
Me datën 15. 05. 2014, u bë arrestimi i shtetasit A. Lulashi., vjeç 17, banues në Fshatin Hoti i Ri, Komuna Rrethina. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri Altin Koçeku, 24 vjeç, banues në Shkodër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, tre gëzhoja pistolete Model 54, tetë gëzhoja automatiku Model 56.
Lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe shtetasit P. D., vjeç 21, dhe I. D., vjeç 23. Po punohet intensivisht për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Materialet në Prokurori, neni 278/5,76 e 22 , i Kodit Penal.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





