Transmetuar më 15-05-2014, 14:07

Konsumi i alkoolit shkaktoi 3.3 milionë të vdekur gjatë vitit 2012. Ky konfirmim vjen nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i publikuar në Gjenevë.

Në këtë raport thuhet se 5.1% e sëmundjeve dhe disa lloje tumoresh janë të lidhura me konsumin e pijeve alkoolike, të cilat rëndojnë shëndetin e përdoruesve.

“Mesatarisht çdo i rritur pi 6.2 litra alkool të pastër në vit në nivel botëror. Duhet bërë shumë më shumë për të mbrojtur popullsinë”, deklaroi Oleg Chestnov, zv.drejtor i përgjithshëm i OBSH, duke i cilësuar shifrat si alarmante./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit