

Matt Manning humbi 20 kilogramë duke marrë pjesë në një konkurs fitnesi për 12 javë. Matt nga Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehet i kënaqur me rezultatin e punës së tij në palestër, jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për llogarinë e tij në bankë.
Amerikani arriti që të transformojë trupin e tij në mënyrë dramatike, duke humbur 20 kilogramë si dhe duke formuar muskuj të paparë.
Si kompensim për këtë dobësim, ai u shpërblye për sforcimet me shumën e 50 mijë dollarëve.
Shtysë për të shërbyen problemet shëndetësore por edhe raporti me fëmijët. Inxhinieri 45 vjeçar vendosi që të marrë pjesë në konkursin e fitnesit të quajtur “$ 100.000 Transformation Challenge”, i zhvilluar nga sajti i fitnesit Bodybuilding.com .
Rregullorja parashikonte që një mashkull dhe një femër me rezultatet më të mira transformuese të trupit, të fitonin nga 50 mijë dollarë secili./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





