Transmetuar më 15-05-2014, 10:37

Elbasan, 15 maj 2014, NOA.al- Policia e Gramshit ka vënë në pranga 23 vjeçarin Edison Mjeshtri me banim në fshatin Klos të Elbasanit, i cili rezultonte i shpallur në kërkim.

Mjeshtri akuzohet se më 12 maj në fshatin Mazrek të Gramshit, duke punuar me një  mjet pune traktor, pa targa dhe pa leje drejtimi, në tokën e Vesel Tafës e ka aksidentuar këtë të fundit me pasojë vdekjen.

Duke parë se Tafa gjeti vdekjen e menjëhershme, 24 vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes me synimin për të shpëtuar.

Nga ana e uniformave blu u bë shpallja në kërkim e 23 vjeçarit, ndërsa pas hetimeve intensive u bë e mundur kapja e tij.

Materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim mjeti pa leje drejtimi, largim nga vendi i aksidentit.”/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit