Transmetuar më 15-05-2014, 10:26

Korçë, 15 maj 2014, NOA.al- Mllefi për martesën e të atit pas vdekjes së nënës, ka bërë që një 37 vjeçar të ushtrojë dhunë ndaj gruas që kishte zënë vendin e nënës.

Ndaj një gruaje të moshës 58 vjeçare me iniciale N.N., me banim në Korçë, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Gruaja deklaroi në polici se djali i burrit të saj nga martesa e parë, me iniciale D.H., 37 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike por edhe fizike ndaj saj, pasi nuk pranonte martesën e të atit me të./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit