Transmetuar më 15-05-2014, 09:26

Tiranë, 15 maj 2014, NOA.al- Një makinë është përfshirë nga zjarri në kryeqytet, në zonën e Oxhakut.
Makina ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj, ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse dhe policinë.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje dhe as se i kujt është mjeti në pronësi, duke bërë që të vijojnë hetimet e policisë për të zbuluar shkaqet e djegies së tij.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar në momentin që zjarri ka përfshirë gjysmën e saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





