Transmetuar më 15-05-2014, 08:58



“The Great Picture”, me përmasa 9.5 metër lartësi dhe 32.6 metër gjerësi është fotografia më e madhe në botë.
Në të pasqyrohet një bazë ajrore ushtarake e braktisur në jug të California (SHBA). Për realizimin e saj autorët transformuan një avion të dalë jashtë përdorimi në një dhomë të madhe të errët.
Kjo nismë u kurorëzua nga Jerry Burchfield, Mark Chamberlain, Jacques Garnier, Rob Johnson, Douglas McCulloh dhe Clayton Spada.
Fotografia e tyre u vlerësua si rekord Guinness, si fotografia më e madhe në botë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





