
Shpesh jemi të stresuara pasi duam të eksperimentojmë me pamjen tonë, por nuk e dimë se cila ngjyrë do të na shkonte dhe cila jo. Tashmë, kjo gjë, falë programeve të shumta kompjuterike është shumë e thjeshtë, por përsëri jo shumë efikase.
Megjithatë, parukiertë, për të gjithë tipet e flokëve kanë treguar se cilat janë ngjyrat më të përshtatshme dhe të kombinueshme, të cilat mund t’ju rrinë mirë dhe nuk ju krijojnë ndjesinë e të dukurit keq.
Flokë biond të çelur- Nëse keni flokë biond apo gështenjë të çelur, sy të çelur dhe ngjyrën e lëkurës rozë të zbehtë në bezhë, atëherë janë pesë ngjyra për të zgjedhur sepse ju shkojnë më shumë. Ato janë: vjollca, blu navy, e kuqja, ngjyra livandës, bojë qielli.
Flokët gështenjë në të zezë- Nëse keni flokë gështenjë, me reflekse dhe ngjyra juaj e syve varion nga blu në lajthi, duhet të synoni për ngjyra më të çelura kur visheni apo trukoheni për të mos rënduar më shumë pamjen tuaj. Kështu që ja pesë ngjyra që nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj: rozë pjeshke, jeshile ushtarake, portokalli, ngjyrë mustarde, jeshile vaji.
Flokë të kuq- Flokët e kuq gjithmonë janë përkufizuar si një kombinim i vështirë, por vetëm për ato që nuk kanë shumë fantazi. Në fakt, për të nxjerrë në pah flokët e kuq mjafton të dini të zgjidhni ngjyrat e duhura, pak rëndësi ka nëse keni sy jeshil apo gështenjë, ja pesë ngjyrat që ju shkojnë më shumë: jeshile, ngjyrë kafe, ngjyrë fildishi, blu navy, gri e akullt. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





