
Është shumë e lehtë që dashuria mes dy personave të sekseve të kundërta, por edhe të të njëjtit seks, të kthehet në dashur, dhe e anasjellta. Por cilat janë shenjat e para që iu orientojnë drejt kësaj ndjenje të madhe, universale dhe sublime? A e kishit menduar se ai që tashmë është miku juaj më i mirë mund të jetë personi i zemrës suaj? Më poshtë gjeni disa nga shenjat e para, kur shoqëria ktheht në dashuri.
Gjuha e trupit– Dikush që është i interesuar në dikë, fillon të paraqesë shenja kur ndodhet para atij personi. Meshkujt zakonisht vështrojnë ngulitshëm së paku tetë sekonda ose ndrisin njërën vetull lart kur flasin me ty, ndërsa, vajzat zakonisht përkëdhelin apo ledhatojnë flokët e tyre, luajnë me varëset apo bizhuteritë që i bartin, kryqëzojnë këmbët dhe lëpijnë buzët.
Ndryshimet delikate në sjellje– Ai/Ajo do të mundohet të bijë në sytë tuaj sa më shumë që është e mundshme, duke u përkujdesur për dukjen e tij/saj, duke u përpjekur që të duket sa më bukur në prezencën tuaj. Shoku apo shoqja juaj fillon të jetë më i hutuar se zakonisht ose i lodhur me probleme të gjumit.
Përgjigjeje më të forta emocionale– Nëse e kuptoni se ju ndjeheni i shqetësuar kur nuk dëgjoni për një kohë të shkurtër nga shoqja/shoku juaj ose nëse nuk merrni ndonjë përgjigjeje të shpejtë nga ai/ajo në telefon apo email, kjo mund të jetë një shenjë që le të kuptohet që ndjenjat për shokun/shoqen tuaj janë duke u rritur. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





