Transmetuar më 14-05-2014, 19:58

Stili ekstravagant dhe i paparashikuar i këngëtares Aurela Gaçe tashmë njihet nga të gjithë dhe vihet re lehtësisht. Ka nga ata që e pëlqejnë këtë stil dhe duan ta imitojnë këngëtaren, por ka edhe të tjerë që iu duket i ekzagjeruar.

Ditën e sotme (e mërkurë) ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, të cilës i ka vënë diçiturën: “Auuuuuuuuuuuu. Shumë të bukura por s’ i blej se më arrestojnë për armëmbajtje pa leje pastaj”

Foton e këpucëve që kanë rrëmbyer zemrën e këngëtares mund ta gjeni duke shfletuar galerinë e mëposhtme. Të jetë tunduar kaq shumë dhe të mos i blejë? A i trembet vallë Aurela një arrestimi të mundshëm, vetëm për shkak të një palë këpucëve? Kjo ngelet për tu parë në ditët në vazhdim. A do të mund t’i rezistojë artistja e madhe e live-it një palë këpucëve të tilla? /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit