
A e dini se cilat janë selfie-t më trendy? Janë pikërisht ato të bëra përpara pasqyrës, me celularin në dorë dhe me të gjitha, apo një pjesë të organeve trupore, jashtë. Në Instagram, pasi postohen, ato marrin hashtag-un “#bmdemgutsswim” dhe janë të lidhura me një objekt të ri kulti.
Veshja, kryesisht është një kostum, i ngjashëm me ato të rrobave të banjës së notarëve, në të cilën janë të vizatuara të gjitha organet e trupit të qenieve njerëzore. Mund të shikoni muskujt, veshkat, zemrën, zorrët, zemrën, mushkëritë e madje edhe enët e gjakut. Nuk mungon pothuajse asnjë gjë.
Kjo veshje, e cila mendohet të përdoret me intensitet gjatë stinës së verës apo edhe në plazh, ka nisur si një tendencë e vajzave të vogla, të cilat nuk kanë nguruar të tregojnë edhe atë që mund të cilësohet si “bukuria e brendshme”. Për më shumë, ju ftojmë të klikoni më poshtë, për të parë fotot. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





