
Heather Beal është një 43 vjeçare e cila jeton në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, vetëm se ajo ka një fiksim: pi çdo ditë bojë.
Para tre vitesh, kur gruaja nisi të provojë për herë të parë shijen e bojës, e cila tashmë i duket si qumësht, ajo piu për herë të parë, njëherësh, tri litra bojë pikture. Ajo shprehet se nisi të provojë bojën në një moment të vështirë të jetës së saj, i cili përkonte me ndarjen nga jeta të së ëmës.
Heather tregon se i pëlqen më shumë boja që përdorin fëmijët e saj në shkollë, ajo me të cilën mbushen korrektorët, në krahasim me bojën që lyhen muret.
Këto produkte përmbajnë disa substanca kimike të cilat mund të shkaktojnë varësi, i japin trupit ndjesinë e të qenurit të dehur duke shkaktuar qetësi, eufori, vështirësi në të shprehur, mungesë të gjumit, marrje mendsh dhe të vjella.
Mjekët e specializuar për patologji të tilla shprehen se abuzimi me sasitë e bojës që konsumohen mund të shkaktojë dëme serioze në sistemin nervor, duke shkaktuar humbjen e aftësisë për të ecur, folur apo menduar./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





