Transmetuar më 14-05-2014, 18:01

Telashe në horizont për trajnerin e kombëtares së Brazilit, Luis Felipe Scolari. Sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”, 65-vjeçari po hetohet nga autoritetet portugeze pasi dyshohet për evazion fiskal me vlerë 7 mln Euro, citon Supersport.

Hetimet janë bazuar në vitet 2003-2008, kur Scolari ishte ulur në krye të stolit të kombëtares portugeze dhe në rast se ai rezulton fajtor, rrezikon deri në 17 vjet heqje lirie. Lajmin për mediat braziliane e konfirmoi Departamenti i Hetimeve në Lisbonë, që thekson se trajneri brazilian ka fshehur të ardhurat, duke i shkaktuar një dëm të madh monetar arkës së shtetit.

Vlera prej 7 milionë Dollarësh mendohet se është qarkulluar në llogaritë sekrete të trajnerit pas kontratave që ai ka nënshkruar me sponsorë të ndryshëm për të drejtat e imazhit.

Paratë mendohet se janë depozituar në disa banka të ndryshme në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prag të Botërorit 2014, ish trajneri kampion bote, rrezikon seriozisht të përfshihet në një skandal të madh që mund të dëmtojë edhe kombëtaren e Brazilit, e cila shihet si një nga favoritet për të triumfuar në evenimentin më prestigjoz të futbollit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit