Transmetuar më 14-05-2014, 17:54

Pamjet e mëposhtme tregojnë një helikopter, i cili është më i riu i Presidentit të Amerikës, Barack Obama. Pas shumë spekulimeve kompania Sikorsky mori kontratën për ndërtimin e helikopterit që do të përdoret për transportimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çdo helikopter do të kushtojë të paktën 400 milionë dollarë dhe i gjithë projekti, i cili mendohet të ndërtojë rreth 23 helikopterë, mund të kushtojë nga 10 bilionë dollarë në 17 bilionë.

Presidenti i parë Amerikan, i cili ka pasur një avion privat dhe udhëtonte shpesh me të, ka qenë Dëight Eisenhower. Ai e përdorte avionin edhe për të bërë udhëtime të shkurtra, si për shembull të vizitonte të afërmit e tij gjatë kohës që ishin në plazh, apo të udhëtonte nga njëri shtet në tjetrin, në distanca mjaft të vogla. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit