
“Falë Allahut jemi në Europë”. Me një mesazhtë publikuar në “Republika”, të përditëshmen e tij myslimane të moderuar, Erick Thohir feston vendin e pestë të Interit dhe projekton të ardhmen, citon Supersport.
Presidenti i klubit ndodhej në Londër ku pati takime me karakter sportiv.
Është e qartë se dy objektivat kryesorë që janë vënë në shënjestër janë Fernando Torres dhe Lamela, pastaj është dhe Tom Ince, i biri i futbollistit Paul, që do të merret me kosto zero nga Crystal Palace dhe me shumë mundësi do të jepet në huazim, por java mund të sjellë përshëpejtimin e tratativave të tjera për futbollistët e krahut.
Drejtori teknik, Ausilio dhe Mazarri po analizojnë të gjitha relacionet që kanë të bëjnë me Caner Erkin, 25 vjecar, lojtar i krahut të majtë që është në skadencë kontrate me Fenerbahce.
Në ditët e ardhshme e deri në fund të muajit, do të vlerësohen dhe pozicionet e Alvarez, Guarin dhe Cambiasso.
Për Rickyn, menaxheri i tij Simonian do të shkojë në Itali në 21 maj. Për Guarin ndjesia e krijuar pas shumë lënieve në stol në finalen e sezonit, është ajo se Interi uron që ti shkojë një ofertë e mirë dhe do të ishte i lumtur ta dëgjonte.
Pastaj është dhe kapitulli Cambiasso dhe ideja Behrami që mund të gjejë rrënjë. Për sa i përket argjentinasit, para se ti propozojë një rinovim, Thohir synon të kuptojë zhvillimet që do të marrin tratativat e tjera dhe se si do të ekuilibrojë grupin ku ka vendosur tavanin prej maksimumi 4 futbollistësh, që mund të jenë përtej të 30-tave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





