
Shumë femra në botë janë duke u prekur gjithmonë e më shumë nga kanceri i gjirit, sëmundje e cila po merr jetën e shumë të rejave dhe femrave në moshë. Ja se çfarë rekomandojnë mjekët, për të shmangur këtë sëmundje:
1. Shmangni sa të mundni ekspozimin ndaj naftës, benzinës apo gazit kur mbushni automjetet.
2. Përdoreni sa të mundni aspiratorin në kuzhinë dhe shmangni konsumimin e ushqimeve të karbonizuara (barbecue).
3. Mos blini mobilie (kolltukë, karrige..) që përmbajnë sfungjer.
4. Shmangni tapetet apo të tjera materiale rezistente ndaj njollave.
5. Preferoni veshje që nuk përmbajnë ngjyrues me perkloroetinol apo të tjerë tretës.
6. Përdorni filtër para se të konsumoni ujin.
7. Hiqni këpucët para se të hyni në shtëpi për të shmangur ekspozimin ndaj substancave kimike që gjenden në tapetin e vogël ku fshihen këmbët.
8. Fshesa me korrent duhet te ketë një filtër të llojit HEPA. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





