Transmetuar më 14-05-2014, 14:44

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe dita e enjte do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin por me intensitet më të ulët.

Parashikohet që pasditja të sjellë shtim të intensitet të shirave në zonat jugore dhe juglindore duke lënë me vranësira dhe shira të dobët të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 gradë në vlerat minimale duke lënë konstante vlerat maksimale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Europa

Pellgu i Mesdheut si edhe Europa juglindore do të ndodhen nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, situatë kjo e ndikuar si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të paraqiten zona e alpeve si edhe Europa Lindore.

Ndërsa, në pjesën tjetër të kontinentit Europian dominues do të jetë moti i kthjellët dhe varnësirat kalimtare./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit