Transmetuar më 14-05-2014, 14:36

Elbasan, 14 maj 2014, NOA.al- Denoncimi i bërë ndaj një punonjëse të postës ka çuar në shoqërimin e saj në polici.

35 vjeçarja me iniciale M.K., me banim në lagjen “Skënërbej” në Elbasan është denoncuar nga shtetasja H.H, banuese në Elbasan, pasi në kohën që ka qënë punonjëse e postës në lagjen "Skëndërbej", nuk i ka bërë arkëtimin e pagesës së energjisë elektrike të dy muajve, Maj – Korrik 2011.

Dyshohet se e sipërpërmendura i ka përvetësuar paratë e faturave të paguara, ndaj materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit