
Tiranë, 14 maj 2014, NOA.al- Ish-Kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar të dhëna të reja për atë që e ka quajtur narkotrafikun e Edi Ramës.
“Të dashur miq, burime direkt nga Albkontrolli njoftojnë se urdhrin për djegien e zyrës juridike të Albkontrollit, dhe së bashku me të të dosjes të narko-avionit që u nis nga Rinasi, e ka dhënë drejtoresha e përgjithshme e Albkontrollit Belinda Balluku me porosi direkte të Ediskobar Ramës (kështu e kanë pagezuar tani të rinjtë në rrjetet sociale). Ky urdhër është dhënë 15 minuta pasi narko-avionit iu thye rrota në plazhin e Divjakës dhe narko-Mitsubishit iu thye disku”, shkruan Berisha në një postim të tij në Facebook.
Në vijim ai thotë se pas një ngurimi për të djegur zyrën, urdhrin e Ballukut e ka ekzekutuar vetë drejtoresha juridike e Albkontrollit Ana Shkëmbi e emëruar aty direkt nga Edivin Kristaq Rama.
Sipas tij, pas djegies se dosjeve janë thirrur njësi antizjarri për shuarjen e tij dhe është bërë përpjekje të mbahet i fshehtë ky akt kriminal, duke shtuar se po në funksion të narkotrafikut, me porosi direkte të Kryeminsitrit Rama, është vendosur që ti merret koncesionarit të aeroportit salloni i VIP-ave dhe të vihet direkt në varësi të Ballukut.
Berisha e mbyll shkrimin e tij me fjalët, “Droga me paratë e saj ti verbon sytë e mendjes. Shqipëria nuk meriton kurrë të kthehet në Kolumbinë e Europës. Protesta është detyrim për të gjithë qytetarët pa dallime partiake që e duan këtë vend. Të gjithë në protestë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





