




Ka mjaftuar një fotografi, dora mbi barkun e saj të rrumbullakosur dhe kanë vërshuar urimet.
Këngëtarja Ledina Çelo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi ku mbante dorën mbi bark, duke konfirmuar plotësisht zërat e shtatzënisë dhe duke pritur edhe urimet e para për shtatzëni të mbarë.
Ledina është në pritje të fëmijës së saj të dytë, pas djalit të saj 3 vjeçar me emrin Erlis si fryt i martesës së saj me ish- sportistin e kik boskit, Naim Kabashi.
Këngëtarja jeton prej disa vitesh në Gjermani dhe duket se tashmë ndihet më se komode, duke vendosur kështu që të zgjerojë edhe familjen e saj.
Kohëve të fundit Ledina është parë disi e tërhequr nga skena, duke vendosur që ti dedikohet më së shumti familjes së saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





