



















Një eksperiencë unike. Prehistorike, tamam si në filmat ku njerëzit jetonin në shpella. Një resort spektakolar turistik është krijuar në shpellat e Cederberg Mountains në Afrikën e Jugut.
Efekti i filmit me kartona Flintstones është kthyer në realitet, pasi në këtë resort flihet mes shkëmbinjve, ndërsa në mesin e tyre është krijuar edhe një pishinë e madhe.
Ky hotel quhet Kagga Kamma dhe ofron mundësinë që të flihet edhe në qiell të hapur falë dhomave të krijuara në natyrë, të njohura si Outcrop open air room.
Çdo shpellë është krijuar me shkëmbinj të vetë ambientit, duke u përpunuar disi. Për gjithë ata që pyesin se sa kushton një natë në këtë hotel, çmimi është 200 euro.
Ideja për këtë hotel ndryshe lindi në vitin 1986 kur pronarët e fermës ndërtuan të parën dhomë për mysafirët mes shkëmbinjëve dhe që nga ai moment të ftuarët nisën të dashurohen pas këtij vendi.
Kagga Kamma ndodhet 250 kilometra larg Cape Town dhe ofron për mysafirët pushime të paharrueshme, me shëtitje më biçikletë dhe udhëtime mes kafshëve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





