Transmetuar më 14-05-2014, 12:06

Një kukull e pushtuar nga djalli ka dalë në shitje. Kështu tingëllon një lajmërim i çuditshëm në eBay për një kukull aspak të zakontë, e cila duket se zotëron aftësi të çuditshme.

Kukulla e veçantë ka pamjen e një lepurushi ndërsa kushton vetëm 5 sterlina. Thuhet se ajo është në gjendje të terrorizojë këdo për shkak të aftësive paranormale, siç thotë i zoti se ajo i ka, duke treguar fotografitë e djalit me shenja në fytyrë, për shkak të sulmit të kukullës gjatë natës.

Djali kishte fjetur me kukullën ndërsa gjatë natës kjo e fundit e kishte sulmuar duke i shkaktuar gërvishtje të shumta në fytyrë dhe në këmbë.

Babai i vogëlushit vendosi që ta nxjerrë në shitje online kukullën vetëm për ta hequr qafe, ndërsa tregoi edhe historinë e saj duke paralajmëruar blerësit e mundshëm. Pas këtij njoftimi menjëherë dhjetë persona ishin të interesuarit e parë për ta blerë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit