
Dëshira e tij e vetme është që të gjejë një të dashur, një femër që ti rrijë në krah dhe për këtë gjë ka propozuar plot 5 mijë femra, të cilat që të gjitha e refuzuan.
Serbi Predrag Jovanovic njihet si njeriu më i refuzuar i të gjitha kohërave, pasi asnjë femër nuk dëshiron që të dalë apo të lidhet me të.
Ai është i fiksuar pas numrave, ndaj përzgjodhi 5 mijë femra, të cilat i pyeti nëse pranonin të lidheshin me të.
34 vjeçari tregon se, “Mora vetëm 15 përgjigje dhe të gjitha ishin negative. Gjithë të tjerat më injoruan”.
Pedrag thotë se ftoi mijëra femra në Beograd por edhe nga qytetet e tjera serbe, por pranon se ka shumë pak zgjedhje pasi sipas tij në Beograd nuk ka shumë femra. Ndërkohë Jovanovic shprehet se nuk do të dorëzohet, por se do të vijojë më tej kërkimet e tij deri sa të gjejë një femër që ta dojë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





