Transmetuar më 14-05-2014, 09:18

Sarandë, 14 maj 2014, NOA.al- Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Sarandës, të akuzuar për trafik droge.
Të ndaluarit janë Bleridian Abazi 26 vjeç dhe Ervin Arifaj 26 vjeç, që të dy nga Vlora.
Abazi dhe Arifaj ishin shpallur në kërkim për trafik droge, pasi gjatë ditës së djeshme në Qafën e Muzinës në Sarandë, u bllokua një sasi lënde narkotike e llojit marijuanë me një peshë prej 54 kilogramë.
Hetimet e vazhdueshme të policisë çuan në arrestimin e tyre, pasi dy të rinjtë mundën të largoheshin në momentin e sekuestrimit të lëndës narkotike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





