
Gjysmë ore çdo ditë duke biseduar në telefon mund të shtojë rrezikun për tu prekur nga tumori në tru. Një studim francez i Universitetit të Bordeaux, ka zbuluar se bisedat shumë të gjata me telefon mund të shkaktojnë dëmtime cerebrale, ku në total nëse qëndrohet në telefon 15 orë në muaj mund të shkaktohen dëmtime serioze për trurin.
Studiuesit zbuluan te pacientët një lidhje mes tumorit cerebral dhe përdorimit të shumtë të celularit, duke arritur në përfundimin se gjysmë ore bisedë telefonike në ditë mund të rrisë tumorin në tru tek të gjithë personat.
Studimi francez u botua në revistën shkencore “O ccupational and Environmental Medicine”, ku u paralajmërua rreziku nga bisedat e gjata telefonike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





